Uellsianët "kopjojnë" skocezët, ja sa tifozë do jenë prezent në "Elbasan Arena"

Uellsianët "kopjojnë" skocezët, ja sa tifozë do

Pas skocezëve, radhën për të "pushtuar" Shqipërinë e kanë tifozët uellsian.

Do të jenë rreth 2000 uellsian në "Elbasan Arena" për takimin miqësor e mbrëmjes së të martës mes Shqipërisë dhe Uellsit. Në këtë mënyrë vijon "turizmi sportiv" i britanikëve në Shqipëri. Në takimin e Ligës së Kombeve, të zhvilluar në "Loro Boriçi" skocezët kapën shifrën e 2200 tifozëve. Jo vetëm kaq, por atmosfera që krijuan tifozët skocez në qytetet kryesore të Shqipërisë ishte elektrizuese.

Bamirësia e tyre për fëmijët në nevojë tregoi se nuk janë thjeshtë tifoz, por më shumë se kaq. Ajo që është interesante për sa i përket këtyre dy takimeve është fakti që në dy ndeshje në total do të jenë rreth 4500 tifozë miq të pranishëm në shkallët e stadiumit dhe aq më tepër që janë britanik, e që shpenzojnë shuma të konsiderueshme për rehabilitim dhe argëtim. Pra edhe turizmi sportiv është një pjesë e rëndësishme e turizmit.

Në vendin tonë është thjeshtë në embrion kurse në Evropë dhe më gjërë është një potencial i rëndësishëm për vendin.

EMISIONET