UEFA rrit shpërblimet e Europa League, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

UEFA rrit shpërblimet e Europa League, ja sa fitojnë ekipet shqiptare

UEFA ka bërë ndarjen e shpërblimeve që do të përfitojnë skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Europa League.

Plot 550 milionë euro do të jetë buxheti,ndjeshëm më e lartë se ato të akorduara në ediconet e kaluara. Çdo skuadër pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro. Fituesit e çdo grupi do të marrin një bonus prej 1 milion eurosh, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila. Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.

Për sa i përket atyre që do të përfitojnë ekipet shqiptare, Prishtina e Vala Superligës, që e nis nga turi paraeliminator, vetëm nga pjesëmarrja përfiton 220 mijë euro dhe nëse bën mrekullinë dhe kualifikohet deri në fazën play off, do të përfitonte në total 1.3 milionë euro.

Klubet shqiptare, që e nisin në turin e parë kualifikues, deri në play off do të arketonin 1 milion e 80 mijë euro.

EMISIONET