UEFA ka ndëshkuar me 2 ndeshje pa tifozë Partizanin e Beogradit si dhe bullgarët e Lokomotiv Plovdiv pas thirrjeve raciste gjatë ndeshjes në Europa League.

Partizani do të luajë ndeshjen e ardhshme me dyer të mbyllura pas thirrjeve raciste të tifozëve të tyre kundër Malatyaspor në ndeshjen për kualifikueset e Europa League. Gjithashtu ata e kanë gjobitur klubin me 24.250 euro për objektet që janë hedhur në fushë nga fansat.

Qeveria e futbollit europian i ka dhënë urdhër ekipit të Lokomotivës që të mbyllin sektorin e stadiumit ku qendrojnë ultrasit e ekipit dhe të shpalosin një baner të UEFA-s ku shkruhet “Equal Game”, lojë e barabartë.

 Ato do të mbyllin pjesën më të madhe të stadiumit për ndeshjen e ardhshme për shkak të racizmit të treguar në ndeshjen kundër Strasbourg-ut.

Ndeshjet e ardhshme të Europa League do të luhen ditën e enjte.

/Ora News.tv/