UEFA ndez dritën jeshile, asnjë pengesë për ndeshjet ndërkombëtare të Kosovës

UEFA ndez dritën jeshile, asnjë pengesë për ndeshjet

UEFA ka miratuar normativën për kombet që nuk e njohin shtetin e Kosovës, por sërish lë një rrugëdalje. Përveç rasteve kur një përjashtim është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për arsye sigurie (siç është rasti për Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën).

Skuadrat që nuk mund të presin klubet ose skuadrat kombëtare të Kosovës në territorin e tyre mund të kërkojnë që kjo ndeshje të zhvillohet në një vend neutral. Por duhet të pranojnë të luajnë ndeshjet e kthimit në Kosovë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, deklaroi se rregull i ri i obligon të gjitha vendet të pranojnë të luajnë ndaj ekipeve dhe kombëtares së Kosovës sipas shortit që do të bjerë.

Ky rregull i detyron të gjitha ekipet të pranojnë të luajnë kundër kombëtareve të Kosovës dhe klubeve si rezultat i shortit, qoftë në territorin e tyre apo në territorin e Kosovës”, tha Ceferin.

Kosova synon të kualifikohet në Euro 2020 dhe është në garë si nga kualifikueset ashtu edhe nga Liga e Kombeve. Por, katër shtete nga 12 që do të presin EURO 2020, Azerbajxhani, Rumania, Rusia dhe Spanja, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Spanja e humbi të drejtën e organizimit të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian U17 në shkurt, për shkak se kishte refuzuar ta njohë flamurin dhe himnin e Kosovës.

EMISIONET