UEFA e KE "bëhen një" , firmosin marrëveshje kundër trukimeve

UEFA e KE "bëhen një" , firmosin marrëveshje

UEFA dhe Komisioni Europian nënshkruan sot një marrëveshje të rinovuar dhe të zgjeruar për bashkëpunim në Shtabin e Komisionit Europian në Bruksel, në prani të Presidentit UEFA Aleksander Čeferin, zëvendëspresidentit të parë të KE Frans Timmermans dhe komisionerit Tibor Navracsics.

Marrëveshja e re për bashkëpunim përshkruan planet që të dyja organizatat të punojnë ngushtë në shumë fusha, përfshirë UEFA EURO 2020, e cila do të jetë ngjarja më e madhe sportive e organizuar në historinë e sportit.

UEFA dhe Komisioni Evropian janë të angazhuar për evoluimin e shëndoshë të futbollit në të gjitha nivelet, me fokus në çështje të tilla si qeverisja e mirë, solidariteti, integriteti, konkurrenca e ndershme dhe zhvillimi i qëndrueshëm i lojës. Ata gjithashtu e njohin nevojën për të trajtuar çështje të tjera si stabiliteti kontraktual dhe roli i agjentëve, duke përfshirë procesin e dialogut social të BE-së.

Në fjalën e tij, presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin tha:

 "UEFA dhe Komisioni Evropian ndajnë një dëshirë të përbashkët për të promovuar vlerat shoqërore të sportit dhe për të mbrojtur parimet e drejtësisë dhe solidaritetit."


EMISIONET