Dueli me Turqinë, në Shkodër gjykon një gjerman

Dueli me Turqinë, në Shkodër gjykon një gjerman

Shqipëria do ta nis përballë Turqisë fazën kualifikuese për në Euro2020.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci po përgatiten fort për këtë duel, i pari për këtë vit kalendarik. Ndërkohë, UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të zbresin në fushën e "Loro Boriçit".

Bëhet fjalë për një trupë gjermane, me kryesorë Tobias Stieler. Stieler është një gjyqtar që ka gjykuar në të gjithë kompeticionet në Gjermani, teksa ka vendosur drejtësinë në një takim të UEFA Champions League si dhe 3 në Europa League.

37 vjeçari me profesion jurist do të ketë si asistent të tij, Make Pickel dhe Christian Gittelmann. Gjyqtar i katërt do të jetë Christian Dingert. Takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë do të luhet këtë të premte, duke nisur nga ora 20:00.

EMISIONET