Udhëtonte nga Kosova drejt Tiranës, makina digjet në tunel

Udhëtonte nga Kosova drejt Tiranës, makina digjet në tunel

Një makinë me targa të Kosovës u përfshi nga flakët këtë të dielë duke udhëtuar brenda tunelit të Thirrës në Kalimash për shkaqe që dyshohen teknike

Në këtë video të dërguar pranë RTV ORA, duket momenti kur makina është në flakë, ndërsa zjarrfikësit tentojnë ti shuajë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi drejtuesi i mjetit doli në kohë pasi evidentoi flakët që vinin nga pjesa e përparme e makinës.

Ndërkohë që lëvizja në tunel u bllokuar për rreth 30 minuta për pasojë të këtij incidenti, ndërsa më pas lëvizja vijoi normalisht.

EMISIONET