Ky pa dyshim është një nga fluturimet më drithërues të një avioni pasagjerësh, ndërsa fluturonte midis rrufeve të shumta.

Pamjet e marra nga Twickenham tregojnë dy aeroplanë që kalojnë ndërsa stuhia e egër goditi Londrën brenda natës.

Shkreptima të mëdha dhe vetëtima të forta mund të shihen nga retë, teksa midis tyre po fluturonin avionët, e nisur nga aeroporti i madh i Londrës, Heathrow në drejtim të Hounslow.

Retë e stuhishme janë parë në anën jugore të Anglisë - edhe pse stuhia ishte mbi Buckinghamshire. Stuhia arriti një masë të madhe prej më shumë se 12 km dhe mund të vërehej 128 km larg.

Qindra rrufe ndriçuan qiellin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dy net më parë.

/Ora News.tv/