"Udhë në Pasqyrë", ish-kryepolici Ahmet Prençi shfaq anën e tij poetike
“Ishim bashkë dhe mendonim se gjer në fund të ushës të ishim bashkë
harronim dimrin e egër, harronim verën e thatë.
Tani nuk jemi bashkë, në pranvera dhe në vjeshta
një urë ndërtuam dikur që lidhi brigje e kreshta.
Dhe ishim njëherë bashkë”
Këto janë disa nga vargjet e librit më të ri poetik "Udhë në Pasqyrë" të autorit, Ahmet Prençi.
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe ish-Drejtori i Hetimit Tatimor shfaqet ndryshe, duke shkuar kundër profesionit me imagjinatë dhe ndjeshmëri.
Politikani njëkohësisht shkrimtar, Besnik Mustafaj, i referohet Naim Frashërit për të vlerësuar Ahmet Prençin.
Besnik Mustafaj: Ahmet Prençi vjen me këtë vëllim poetik me një lloj traditë qe ka letërsia shqipe dhe këtu kam parasysh poetin Naim Frashërin, i cili ka qenë një nga kryeçensorët e perandorisë otomane. Prençi vjen në traditën e një poezie ku "Uni" dhe "Neja" është një. Pasqyra është subjektiviteti i tij, dhe kjo është e rëndësishme për ta bërë poet.
Ndërsa vetë Ahmet Prençi rrëfen pasionin e vjerët për të shkruar e për të hedhur ndjenjat në letër.
Ahmet Prençi: Poezinë e kam pasur që fëmijë pasionin tim, edhe letërsinë gjithashtu. Fati e deshi që të bëj punë të tjera në institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Edhe pse nuk i kam bashkuar kurrë poezinë me punën, por poezia përjetimet e veta i ka lënë në të gjithë karrierën time.
Të pranishëm në promovimin e librit ishin kolegë e miq, politikanë por edhe kritikë, të cilët ndanë mendimet e tyre për librin "Udhë në Pasqyrë" të Ahmet Prençit.