"U zgjova nga gjumi dhe i vrava me thikë", 17-vjeçari pranon krimin në familje

Një adoleshent është zgjuar mëngjesin e 10 majit, mori një thikë dhe vrau nënën e motrën e tij në një sulm brutal në shtëpinë e tyre në Rusi.

Mikhail Doyenkin është arrestuar për vrasjen e motrës së tij Valentina, 23 vjece dhe nënës Natalia, 51 vjec në Shën Petersburg.

Sipas mediave ruse, 17-vjecari ka pranuar krimin duke thënë se nuk ishte në gjendje të jepte një motiv për vrasjet.

"Isha duke fjetur, u zgjova, mora një thikë dhe i vrava", tha ai për policinë. Zyrtarët po mundohen të gjejnë arsye, ndërkohë që në rrjetet sociale duket mjaft i lumtur duke pozuar krah motrës.

Sipas mediave lokale, vajza e re ishte trajnuar për tu bërë ekonomiste. Pasi sulmoi ato të dyja, u largua nga qyteti për në Kranodar Krai dhe u kap pranë Detit të Zi me 13 maj.

EMISIONET