Ai u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes në përballjen ndaj Inter. Bëhet fjalë për portierin shqiptar Thomas Strakosha, i cili me pritjet e tij i shmangu Lazios një humbje të mundshme.

Gardiani kuqezi i mohoi një gol të sigurt mesfushorit kroat Ivan Perisiç në pjesën e parë.

Sikur të mos mjaftonin vlerësimet e marra në rrjetet sociale nga tifozët e ndryshëm dhe portalet italiane, edhe vetë klubi bardhekaltër, nëpërmjet rrjeteve sociale ka komplimentuar paraqitjen e Strakoshës.

“Komplimente Thomas Strakosha, je ti MVP (Lojtari më i vlefshëm) i Inter-Lazio”, shkruan klubi duke e shoqëruar postimin me pritjen e portierit kuqezi.

/Ora News.tv/