Pas eliminimit nga Champions League, Dani Alvesh është rikthyer të komentoj rreth vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Në një status në rrjetin social "Twitter" braziliani ju përgjigj fjalëve të sulmuesit të Nice, Mario Balotelli..

Nëse kjo është ajo që Balotellinho ka thënë, unë nuk po përpiqesha të ofendoja askënd. Ne jetojmë në një botë ku shpesh duhet të jeni hipokritik që të vlerësoheni nga njerëzit. Sidoqoftë, nëse dikush është ofenduar atëherë kërkoj falje”.-ka shkruar Alvesh.

Lajmi i vdekjes së mbrojtësit 31 vjeçar tronditi jo pak botën e futbollit, ndërsa ylli brazilian i PSG-së ngushëlloj familjarët e Astorit, por shtoj se kjo nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, pasi theksoj se janë mijëra fëmijë që vdesin çdo ditë në botë dhe nuk i kushtohet kaq shumë vëmendje.

/Ora News.tv/