U qëllua me shigjeta nga fisi i egër i izoluar, familja fal vrasësit e amerikanit

Familja e një misionari amerikan, që u qëllua me shigjeta nga një fis i egër i izoluar në ishujt Andaman dhe Nicobar të Indisë, ka falur vrasësit e tij.

Në deklaratë, familjarët thanë se John Allen Chau "e donte Perëndinë, jetën, ndihmonte njerëzit në nevojë, dhe nuk kishte asgjë tjetër përveçse dashuri për popullin Sentinelez".

Shtatë persona që ndihmuan 27-vjeçarin të shkonte në ishullin North Sentinel janë arrestuar.

Autoritetet indiane thanë se mund të duhen "disa ditë" për të rimarrë trupin e Chau.

Personat e huaj janë të ndaluar që ti afrohen ishullit për të mbrojtur njerëzit, të cilët jetojnë atje dhe mënyrën e tyre të jetesës.

Izolimi i plotë i popullit Sentinelese do të thotë se kontakti me botën e jashtme mund t'i rrezikojë ata, pasi nuk kanë imunitet ndaj sëmundjeve të zakonshme, si gripi apo fruthi.

Familja e Chau lëshoi një deklaratë në Instagram, duke thënë se ai kishte shkuar në ishull me vullnetit e tij të lirë.

"Gjithashtu kërkojmë lirimin e miqve që ai kishte në ishujt Andaman. Chau u largua me vullnetin i tij të lirë dhe asnjë nuk duhet përndjekur penalisht për veprimet e tij,"-thuhet në deklaratë.

Pesë peshkatarë janë arrestuar pasi ndihmuan amerikanin të mbërrinte në ishull.

Autoritetet kanë dërguar një helikopter në zonë dhe një anije për të përcaktuar se ku ndodhi incidenti.

"Kemi mbajtur distancë nga ishulli dhe nuk kemi arritur të zbulojmë trupin. Mund të duhen disa ditë,"-tha Dependra Pathak, drejtoreshë e përgjithshme e policisë në ishujt indianë, Andaman dhe Nicobar.

Në vizitën e tij të fundit në ishull, Chau kishte marrë një varkë me peshkatarët vendas në drejtim të ishullit të largët North Sentinel. Ai më pas rrezikoi duke u larguar vetëm në një kanoe në plazh.

Sapo u ndal në ishull, 27-vjeçari u sulmua me harqe dhe shigjeta, sipas peshkatarëve që e dërguan atje.



John Allen Chau

A post shared by  John Chau (@johnachau) on



EMISIONET