Në nëntor të vitit të shkuar, dy elektricistë në Shkodër, Afrim Halluni dhe Erion Hafizi u dëmtuan rëndë gjatë një ndërhyrje për riparimin e një defekti elektrik në Nënstacionin Shkodra 1.

Pak ditë pas plagosjes, ata u dërguan në Romë për kurim më të specializuar. Pas rreth tre muajsh, ata janë rikthyer në banesat e tyre në qytetin e Shkodrës.

Për kthimin në shtëpi, ata i ka shoqëruar vetë ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe deputeti i zonës, Ditmir Bushati.

/Ora News.tv/