U përfolën për ndarje, Eni Koçi 'tregon' të vërtetën për lidhjen me Gencin

Një ndër çiftet më të reja të showbizit, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u përfolën për ndarje pas disa postimeve në Instagram, por asgjë nuk ishte siç e mendonim.

Mendohet se të gjitha fjalët kanë lidhje me tekstin e duetit të tyre të dytë, për të cilin këngëtarja ka lajmëruar se do vijë shumë shpejt.

Dyshimet se lidhja e tyre mori fund pa u konfirmuar kanë rënë poshtë dhe çdo gjë është më mirë se kurrë. Menjëherë sapo pushtuan faqet rozë, Eni publikoi një fotografi duke shkruajtur “Ju mendoni se e dini por nuk ia keni idenë.”

Kështu mbetet për tu parë klipi i ri që do vijë në treg, ndërkohë ata rezultuan të suksesshëm në bashkëpunimin e parë ku duket se i dedikojnë dashurinë njëri-tjetrit.

EMISIONET