Travis Scott nuk është fans i spekulimeve kur flitet për marrëdhënien me partneren e tij, Kylie Jenner.

Të hënën, një përdorues i Instagram publikoi një fotografi të një mashkulli që dukej si Travis dhe po kalonte disa momente të këndshme me një femër tjetër.

Në fotografi nuk dukej fytyra, por modeli i flokëve mjaftonte që ti bënte njerëzit të flisnin se është tradhtar.

“Unë nuk kam qenë në ballkon me ndonjë femër. Kjo është mashtrim. Provoni përsëri. Unë dhe gruaja ime jemi më të fortë se kurrë. Kam dashuri vetëm për gruan time, prandaj nuk kam kohë për të shpenzuar kot”, shkruajti Travis në fotografi.

Ai dhe miliarderja Kylie Jenner janë më të dashuruar se kurrë pasi po gëzojnë praninë e vogëlushes Stormi në jetën e tyre.

/Ora News.tv/