U paguan për të parë një ndeshje futbolli, pranohet gjykimi i shkurtuar për 3 gjyqtarët e Durrësit

U paguan për të parë një ndeshje futbolli, pranohet gjykimi

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës të akuzuar për korrupsion.

Bëhet fjalë për gjyqtarët Petrit Ceno, Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri.

Seanca e radhës do zhvillohet në 24 korrik ku Prokuroria do paraqesë konkluzionet.

Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.

Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadik edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda.

Si prova, Prokuroria radhit udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

EMISIONET