Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 9.6 vite burg për 3 gjyqtarët e Durrësit të akuzuar për korrupsion. 

Për gjyqtarin Petrit Çeno u kërkua 3 vite burg, për Kliton Spahiu 3.6 vite ndërsa për Petraq Dhimitrin 3 vite burg.

Në rast dënimi do aplikohet ulja e dënimit me 1/3 sepse procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda më 9 korrik.

Nëse shpallen fajtor, si dënim plotësues për gjyqtarët është kërkuar që për 3 vite të mos ushtrojnë funksione publike.

Ndërsa për biznesmenin Namik Sadiku, për të cilin gjyqtarët favorizuan një vendim, është kërkuar 2 vite burg.

Vendimi i gjykates do te jepet me 26 shtator. 

Akuza për korrupsion - Tre gjyqtarët dyshohet të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme udhëtime jashtë vendit, madje në një rast kanë ndjekur edhe një ndeshje futbolli në Spanjë.

Për këto përfitime, sipas Prokurorisë, ata kanë dhënë një vendim civil në favor të biznesmenit Namik Sadik edhe ky nën hetim nga Krimet e Rënda.

Si prova, Prokuroria radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin si në Itali, ashtu edhe në Spanjë si edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014, ndërkohë që kishin një proces të hapur me palë pikërisht këtë biznesmen.

/Ora News.tv/