Gazetari Fatos Baxhaku dhe regjisori Gjergj Xhuvani u ndanë nga jeta vetëm dy ditë larg njëri-tjetrit duke lënë dhimbje të madhe pas.

Shqipëria dhe shqiptarët humbën dy intelektualë të njohur që kanë lënë pas një trashëgimi të madhe.

Dhe Baxhaku e Xhuvani vazhdojnë të kujtohen nga miqtë e tyre në mediat sociale, që ndajnë dhimbjen për humbjen e tyre.

Në një video të publikuar në Instagramin e producentes Gerta Qurku dy miqtë e vjetër shihen duke kënduar nën ritmin e këngës “Formidable”.

“Engjëjt janë larg. Tos dhe Gjergj, ju pritët njëri-tjetrin për ta bërë këtë udhëtim te mrekullueshëm drejt engjëjve. Dhe ne na mbet trishtimi,”-shkroi Qurku në përshkrimin e videos.



Tags