U mposht nga Bellew, kampioni i botës mendon tërheqjen nga boksi

U mposht nga Bellew, kampioni i botës mendon tërheqjen nga boksi

Karriera e David Haye si një kampion bote mund të ketë përfunduar të shtunën në mbrëmje. Në atmosferën e ethshme të "O2 Arena" një luftë më e shkurtër dhe më dramatike se sa takimi i tij i parë me Tony Bellew,  në Londër u ndal në raundin e pestë, pasi u rrëzua për herë të tretë përballë Bellew.

Ishte ndeshje e projektuar si përsëritje apo hakmarrje, por për Haye kjo ishte e fundit, një luftë nga e cila ai nuk mundi të dalë triumfues.

Në raundin e pestë të përballjes, kur po kronometrohet minuta e 2-të, Bellew i dha fund karrierës 16-vjeçare të Haye, që numëron shumë çmime, mes tyre titullin si kampion botëror dhe kampion i peshave të rënda.

Koha e Haye ka mbaruar, edhe pse ai ende ka dëshirë, por dalja në pension do të jetë çështje ditësh.

EMISIONET