Familja e një gruaje e mbajtur gjallë kundër vullnetit të saj ka marrë një shpagim prej 45,000 paund. Para se të ndodhte rasti, Brenda Grant shprehur vullnetin e saj sipas të cilës kishte më shumë frikë nga ofendimet dhe degradimi si njeri, se sa nga vdekja, pasi shikoi nënën e saj që ngadalë humbi pavarësinë për shkak të çmendurisë.

 Znj. Grant, nga Nuneaton, kishte bërë një direktivë se nëse nuk do të ishte e shëndoshë ose në gjendje të keqe shëndetësore, dëshironte të mos i nënshtrohej një trajtimi për ta mbajtur në jetë.

Asaj nuk duhej t’i jepej ushqim, megjithëse ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve do të lejoheshin.

Por, kur shëndeti i zonjës Grant u përkeqësua pas një goditjeje katastrofike në vitin 2012, ajo u ushqye artificialisht për 22 muaj pas spitalit George Eliot, në Warwichshire, nuk vendosi sipas vullnetit të saj.

Znj. Grant u dërgua më pas në një shtëpi pleqsh, ku u bë jashtëzakonisht e shqetësuar, ndërsa tentoi të hiqte një tub me të cilën merrte ushqimin.

Vajza e saj, Tracy Barker, tha se vullneti i nënës ishte fshehur në mes të një grumbulli të trashë të dokumenteve mjekësore. Zonja Barker i tha BBC: 'Ajo kishte frikë se do të mbetej gjallë, sepse ajo kishte frikë të hynte në një shtëpi pleqsh. Ajo kurrë nuk donte të ishte barrë për askënd, kështu që ajo nuk do të donte që ne të kujdesemi për të. "

/Ora News.tv/