U largua nga Milan si i "padëshirueshëm", tashmë kërkohet nga gjithë Europa

U largua nga Milan si i "padëshirueshëm", tashmë

Bryan Cristante u largua nga Milan si i padëshirueshëm në vitin 2014, për tu transferuar te Benfica në Portugali.

Pas disa huazimeve në Itali, mesfushori ka gjetur formën më të mirë tek Atalanta. Klubi nga Bergamo e mori në huazim, por mesa duket ata janë bindur nga lojtari dhe duan ta marrin përfundimisht nga Benfica.

Italiani arriti gjithashtu edhe ti shënonte Milanit, në ndeshjen që u luajt në fundjavë, dhe po ashtu gjatë këtij viti mori edhe një herë ftesë nga Kombëtarja e Italisë.

Por jo vetëm Atalanta dëshiron të nënshkruajë më talentin, sepse në garë për të janë futur edhe disa nga ekipet më të mëdha europiane si Juventusi, Manchester United dhe Interi.

EMISIONET