Aktori i njohur si 'The Rock' nuk ka arritur të fitojë një cmim Oscar, por ka pranuar me kënaqësi një titull Razzie.

Ai ka publikuar një video në rrjetin social Instagram për cmimin që mori nga pjesëmarrja e tij në rikthimin e filmit Baywatch.

Cmimet e 'Golden Rasberry', të njohura si Razzie janë për të prezantuar rolin më të keq në Hollywood.

Në video, ai shkruajti: "Më lejoni të vendos këtë 'D' në qafë për Bayëatch. Disa fitojnë, disa dështojnë, por kështu funksionon dhe dashuria.

Gëzuar ditën e Oscars. Jam krenar për të gjithë miqtë e mi që janë nominuar sonte. Gjithashtu jam i entuziazmuar sepse thjesht u informova që do coj trofe në shtëpi sonte. Jo një Oscar, që mbase do e marr një ditë, por një Razzie."

/Ora News.tv/