U komentua për prirjet seksuale, Rita Ora puthet me Cardi B

U komentua për prirjet seksuale, Rita Ora puthet me Cardi B

Kënga e Rita Orës,  'Girls' në bashkëpunim me Charlie XCX, Bebe Rexha dhe Cardi B ka ardhur me një klip muzikor.

Një projekt që u komentua gjatë për tematikën është finalizuar nga vajzat që janë përpjekur të sjellin frymë verore me veshjet e tyre.

Rita Ora shfaqet në një ambient të mbushur me vajza të ndryshme, ndërsa ka skena erotike ku femrat prekin njëra-tjetrën.

Charlie gjendet në një ambient të zi ku i jepet rëndësi imazhit të saj. Ndërsa Bebe Rexha shfaqet me të kuqe për të treguar femrën joshëse dhe seksi.

Reperja e famshme Cardi B ka dalë në një imazh të madh ku duket sikur flet me Ritën dhe në fund përfundojnë me puthje.

EMISIONET