Dy burra të përfshirë në trafikun e 3 mln paund kokainë, janë burgosur në total për 17 vite e gjysmë. 

Dyshja u arrestua në momentin kur ata po shkëmbenin kokainën.

Në pranga përfundoi shqiptari Ervis Zylfi, 24 vjeç, i cili është dënuar me 7 vite e gjysmë burg. Ai u arrestua të martën e 28 gushtit.  Bashkë me shqiptarin, u burgos për 10 vite edhe shtetasi britanik, Andrew Knox.

Pas kontrollimit të makinës, oficerët identifikuan katër kuti që përmbajnë gjithsej 38 kg kokainë, si dhe telefona të shumtë celularë.

Droga u analizua më vonë dhe u vlerësua me një çmim rruge prej 3 mln paund.

Të dy burrat u arrestuan në vendngjarje dhe u dërguan në paraburgim.

Gjatë një kërkimi të mëpasshëm të adresës së Zylfit, u konfiskuan më shumë se 35,000 paund.

Detektivi i policisë Neil Ballard nga Komanda e Krimit të MET, tha: "Knox udhëtoi nga Cheshire në Londër për të furnizuar me kokainë me një vlerë rruge prej mbi 3 milionë funtesh".

"Shpresoj që dënimi të shërbejë si pengesë ndaj të tjerëve të përfshirë në këtë lloj kriminaliteti dhe të shërbejë si një kujtesë se Policia Metropolitane do të ndalojë synimin e atyre që janë të përfshirë në krimin e rëndë dhe të organizuar".


Shqiptari i burgosur



/Ora News.tv/