U hodh në mur dhe e tërhoqi zvarrë në pishinë, krokodili ha të gjallë shkencëtaren

Një shkencëtare indoneziane është ngrënë gjallë nga një krokodil, pasi zvarraniku e sulmoi në laboratorin ku ajo punonte.

Deasy Tuwo po i jepte mish në pishinë të premten në mëngjes kur krokodili u hodh në murin 2.5 metra të lartë dhe e kapi duke e zvarritur brenda rrethimit të tij.

Zvarraniku, 5 metra i gjatë, i quajtur Merry, u gjet me mbetjet e Tuwo ende në nofullat e tij në objektin kërkimor në  North Sulawesi, Indonezi.

Zyrtarët besojnë se Merry qëndroi në këmbët e pasme dhe kapërceu lart në mur, për të tërhequr më pas 44-vjeçaren brenda në pishinë.

Stafi i tmerruar CV Yosiki Laboratory bëri zbulimin mëngjesin e së premtes, kur vunë re një 'formë të çuditshme' në ujë.

Më pas ata panë krokodilin që po përtypte në nofullat e tij trupin e Tuwo.

Merry është kapur dhe do ti bëhen analizat për të konfirmua nëse i ka ngrënë pjesët e tjera të trupit të shkencëtares.

Krokodili do dërgohet në një qendër shpëtimi për kafshë të egra në rrethin e Bitung ku do të kryhen testet në stomakun e saj.

Policia po kërkon pronarin e objektit, një biznesmen japonez që nuk ishte në qendër në kohën kur ndodhi incidenti.





EMISIONET