Atletico Madrid u eliminua nga kompeticioni i Uefa Champions League, dështim që mund të zbehet me faktin që ekipi i drejtuar nga Diego Simeone do të vazhdojë garën në Europa League.

Por, e përditshmja sportive “AS” shkruan se klubi nga Metropolitan Stadium ka humbur 30 milionë euro pas dështimit të këtij edicioni në Champions dhe një fakt i tillë do ndikojë drejtpërdrejtë në arkat e klubit që këto vitet e fundit nuk e  kishte diskutuar kalimin e grupeve, duke arritur madje dhe në finalen e vitit 2016 të humbur me rezultatin  2-1 kundër Realit të Madridit në mitikun “San Siro”.

/Ora News.tv/