U desh Mihali për të kuptuar situatën reale të industrisë turistike

U desh Mihali për të kuptuar situatën reale të

U desh Mihali per te na treguar se ne cfare situate eshte realisht industria jone turistike. Jo vetem ne nje situate qesharake por edhe te rrezikshme. Nuk eshte problemi i Mihalit te Qeparoit por te qindra mihaleve qe operojne pa asnje kualifikim, praktike mesim apo eksperience ne industrine e turizmit. Askush nuk e kupton qe industria e turizmit ka te beje me nje aspekt shume te rendesishem. 

Marrdhenien me publikun. Me cfare trajnimi apo licence operonte mihali ne nje prej vendeve me te bukura te Shqiperise? po Mihalet e tjere? Me qindra mihale kane zaptuar plazhet me force dhe pa asnje standart apo kriter mbajne peng nje te mire publike e cila garantohet me Ligj. jo vetem kjo por arroganca e ketyre "pronareve' te plazheve eshte e jashtezakonshme. 

Ishulli i Ksamilit pershembull mbahet me force nga nje tjeter mihal i cili para ca kohesh kishte bere per spital nje guide turistike pasi kishte kerkuar fature per shezlonget ne ishullin e Ksamilit. Problemi nuk eshte i te fortit te ishullit te ksamilit problemi eshte qe ishulli i Ksamilit eshte zone e mbrojtur. Mbrohet me ligj dhe me nje Agjenci Shteterore qe quhet agjencia e zonave te mbrojtura qe ka per detyre te mbroje keto zona. 

Cfare ndodh? Mihali i Ksamilit kercenon kedo qe i permend se ishulli i ksamilit eshte prone publike dhe nuk mund te shfrytezohet nga askush. Prandaj Mihalet jo vetem do rrahin dhe do kercenojne kedo qe nuk i paguan peshkun e lokalit apo shezlongun e plazhit deri sa askush te mos mbaje pergjegjesi per kete kaos te frikshem. 

Deri sa asnje kryetar bashkie nuk eshte penalizuar per mbylljen e syve ndaj Mihaleve te plazheve tona Mihali i Qeparoi do vazhdoje te rrahe edhe turiste te tjere pa i hyre gjembe ne kembe. sic thone cudia me e madhe zgjat tre dite dhe harrohet, parate e plazheve ndahen cdo sezon me ata qe mbyllin syte.


EMISIONET