Një lajm i rëndë për Arsenalin dhe kombëtaren franceze. Laurent Koscielny do të qëndroj për të paktën gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.

Francezi luajti vetëm 12 minuta në gjysmëfinalen e dytë të Europa League përballë Atleticos së Madridit, pasi pësoi një dëmtim në thembrën e "Akilit", lëndim që e bëri t'i nënshtrohet operacionit kirurgjikal.

Lajmi është konfirmuar si nga ana e "topçijve" ashtu dhe nga trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps që ka konfirmuar se qendërmbrojtësi do të humbasë Kupën e Botës.

"Ju nuk do ta shihni atë deri në dhjetor. Koscielny vuan nga dëmtimi. Rikuperimi do të jetë i plotë sepse avantazhi i operacionit është se ai shëron inflamacionin. Skuadra nuk ka nevojë për të sepse tek Arsenali ekziston një frymë e mirë."-deklaroi Wenger.

/Ora News.tv/