U dashurua me ‘djalin e saj’, i riu i zhvat pasurinë dhe e lë në kazino

Një grua e pasur ka zbuluar se i dashuri i saj ka përfituar 500 mijë dollarë nga lidhja e tyre, por ai instiston se shumë e madhe ishte dhuratë.

Christiane Shellard, 66 vjece tha se ia dha hua të dashurit Cristian Mihalea  për të përmirësuar jetën, por ai i përdori për lojëra fati dhe orë të shtrenjta.

Ajo shtoi se është treguar naive nga 29-vjecari, i cili nuk arriti ta kënaqte as seksualisht. Të dy nisën romancën në 2016. Mihalea insiston se paratë ishin dhuratë dhe u lëndua shumë kur Christiane e la për një model më të ri.

Gruaja e pasur ka hapur gjyq për këtë rast që të marrë paratë sërish.

“Isha naive dhe budallaqe. Sapo isha divorcuar nga burri im prej 38 vitesh. U lidha me një djalë 37 vjet më të vogël dhe isha e vetëdijshme që mund të ishte përfitues”, tha ajo.

EMISIONET