Ty mbi rërë të vizatoj”, me muzikë dhe orkestrim nga Ylli Ramzoti dhe tekst të Agim Bajramit, kënduar nga durrsakja Violeta Beshiri, u shpall fituese e edicionit të 57-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë.

Vargjet kushtuar qytetit bregdetar morën pikët maksimale të jurisë së festivalit, që janë vetë fëmijët, pas një gare 3 ditore me 20 interpretime të reja që u ngjitën në skenën e teatrit “Migjeni”. Festa më e madhe e fëmijeve megjithese ishte një përvojë e parë për vogëlushen nga Durrësi, ajo ja arriti të rrëmbeje trofeun kryesor të festivalit.

Violeta Beshiri: Jam shumë e emocionuar, nuk e besoj.

Mes emocionesh edhe kompozitori Ylli Ramzoti flet për këtë trofe, që për të është më i rëndësishmi i të gjithë karrieres së gjatë muzikore.

Ylli Ramzoti: Një nga arritjet më të mëdha në krijimtarinë time. Është shumë e veçantë.

Drejtori i festivalit Kujtim Alija në mbyllje të një tjetër edicioni, bashkë me falenderimet, premton se kjo traditë e bukur e Shkodres do të ruhet me fanatizëm për të percjell vlerat më të mira.

Kujtim Alija: Suksesi i festivalit garantohet nga pjesëmarrja e autorëve më të mirë, qofshin kompozitorë, qofshin autorë tekstesh.

Tre çmime të treta dhe dy të dyta u ndanë bashkë me çmimin e madh te festivalit, që edhe sivjet gërshetoi zërat më të mirë të fëmijeve nga të gjitha trojet shqipfolëse, shtuar këtu edhe mjeshtrat e muzikës.

/Ora News.tv/