Twitter zbulon sa njerëz preken nga sulmet seksuale

Twitter zbulon sa njerëz preken nga sulmet seksuale

Pas skandalit të producentit Harvey Weinstein që kërkon seks në këmbim të karrierës, ka disa lajme të mira.

Mes njoftimeve të përditshme për përdhunime, sulme seksuale apo akuza të ndryshme, aktoret femra kanë rrëfyer gjithcka kanë përjtuar me të. Menjëherë pas kësaj, rrjeti social Twitter ka krijuar një hapësirë për njerëzit që duan të rrëfejnë gjithcka kanë përjetuar.

Mbrëmjen e kaluar, aktorja Alyssa Milano i bëri thirrje të gjithë të personave që kanë qenë pjesë e një sulmi seksual që të bëjnë postim dua shkruajtur ‘me too’, thënë shqip ‘unë gjithashtu’.

Mbështetja ka qenë e madhe nga emra të njohur dhe persona të thjeshtë, ndërsa pritet që shpejt të zbulohet shifra e njerëzve të prekur nga sulmet seksuale.

/oranews.tv/

EMISIONET