TV shtetëror kuvajtian jehonë konferencës së përbashkët shkencore të KLSh në Kuvajt

TV shtetëror kuvajtian jehonë konferencës së

Punimeve te Konferences se Perbashket Shkencore organizuar nga Zyra Shteterore e Auditimit te Kuvajtit dhe KLSH ne datat 9-11 prill i bëri jehonë edhe Televizioni Shteteror i Kuvajtit në të cilin u pasqyrua kronika nga Konferenca dhe nga takimet e Kryetarit te KLSH z.Bujar Leskaj dhe krerët e delegacioneve të tjera me Kryetarin e Asamblese Kombetare te Kuvajtit z.Marzouq Ali Al-Ghanim.

Fokusi i kësaj konference ishte: Auditimi me Bazë Riskun.

 SAI kuvajtian prezantoi punën e bërë në hartimin e një drafti metodologjik institucional për kalimin nga auditimi me bazë sistemin në atë me bazë risku. 

Sfidat që paraqiti ky punim rezononin me sfidat që ndeshin aktualisht edhe SAI-et e Shqipërisë, Kosovës e Polonisë. Prezantimi pasues i SAI-t shqiptar u fokusua në riskun ligjor, ku drejtori i Departamentit Juridik në KLSH, z. Ermal Yzeiraj, shtjelloi në detaje risqet juridike institucionale dhe rrugët e mundshme për t’i menaxhuar ato. SAI i Kosovës solli eksperiencën e tij në auditimin me bazë riskun, duke prezantuar letrat e punës që identifikojnë, vlerësojnë dhe agregojnë risqet audituese përmes një matrice përmbledhëse.

SAI polak u fokusua në prezantimin e procedurave që ndiqen në fazën e planifikimit strategjik dhe operacional për të përfshirë faktorët e riskut, si përcaktues të gjithë punës audituese që vjen më pas. Punimet e ditës së parë u mbyllën nga një prezantim tejet interesant i Koorporatës Kuvajtiane të Naftës, që solli në vëmendje të të pranishmëve se si menaxhohet risku organizacional nga një industri gjigande, siç është ajo e naftës në Kuvajt.

Gjatë zhvillimit të kësaj konference u realizuan edhe takime të tjera të nivelit të lartë midis palës shqiptare dhe institucioneve kryesore kuvajtiane. Kështu, z. Bujar Leskaj, sëbashku me kolegët e tjerë pjesëmarrës u prit nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit z. Marzouq Ali Al-Ghanim dhe Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financën. Gjatë takimit me z. Al-Ghanim u shpreh mirënjohja e ndërsjellë për ndihmën dhe bashkëpunimin mes institucioneve dhe popujve tanë, rëndësia e auditimit të jashtëm publik si ruajtës dhe garantues i transparencës dhe llogaridhënies, si edhe zhvillimi e forcimi i marrëdhënieve bilaterale mes Shqipërisë e Kuvajtit.

Shpenzimet e akomodimit të grupit shqiptar në këtë Konferencë të përbashkët, u paguan nga pala kuvajtiane.



EMISIONET