Tusk thirrje Trumpit dhe Putinit: Mos shkatërroni rendin global

Tusk thirrje Trumpit dhe Putinit: Mos shkatërroni rendin global

Një zyrtar i lartë evropian i bëri thirrje të hënën Presidentit Donald Trump, Presidentit Vladimir Putin dhe Kinës që të punojnë me Evropën për të shmangur luftërat tregtare dhe për të parandaluar konfliktet e kaosin.

Duke folur para takimit të Trump dhe Putin në Helsinki, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk bëri thirrje për qeveritë që të shmangin shkatërrimin e një rendi politik e ekonomik që çoi në një Europë paqësore dhe zhvillimin e Kinës.

Tusk foli gjatë një konference shtypi me liderin numër 2 të Kinës, Kryeministrin Li Keqiang.

Ata u takuan mes ngërçit në rritje, rreth rritjes së tarifave të Trump për mallrat nga Kina, Evropa dhe partnerët e tjerë tregtarë.

"Është detyra e përbashkët e Evropës dhe Kinës, Amerikës dhe Rusisë, që të mos e shkatërrojnë këtë rend, por ta përmirësojnë atë, të mos fillojnë luftërat tregtare që të kthehen në konflikte të nxehta aq shpesh në historinë tonë,"-tha ai.

Tusk u bëri thirrje qeverive të reformonin me guxim dhe përgjegjësi Organizatën Botërore të Tregtisë, duke përditësuar rregullat e saj, për të adresuar politikën e teknologjisë dhe industritë shtetërore, fushat në të cilat Pekini ka konflikte me partnerët e saj tregtarë.

EMISIONET