Tusk: Shtyrja e daljes së Britanisë nga BE, zgjidhje racionale

Tusk: Shtyrja e daljes së Britanisë nga BE, zgjidhje racionale

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se shtyrja e datës së daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian është "zgjidhje racionale". Ky propozim i Brukselit vjen pasi në parlamentin britanik nuk po arrihet shumica për të miratuar marrëveshjen e dakordësuar më parë mes palëve.

Tusk: Mendoj, se nisur nga situata në të cilën ndodhemi, shtyrja e afatit do të ishte një zgjidhje e arsyeshme, por kryeministrja britanike, Theresa May vijon ende të besojë se mund ta shmangë këtë skenar.

Por kryeministrja May kërkon vetëm më shumë kohë për të negociuar me Brukselin dhe jo shtyrjen e datës së shkëputjes. Ajo e shtyu të dielën deri më 12 mars votimin në parlament të marrëveshjes së Brexit-it, në përpjekje për të rinegociuar tekstin me Brukselin.

Tusk: Siç e kam thënë, besoj se është brenda mundësive tona për t'u larguar më 29 mars me një marrëveshje dhe mendoj se këtu duhet të përqendrohen të gjitha energjitë tona.

Deputetët britanikë kërkojnë garanci për mos vendosjen e një kufiri fizik midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, çështje e cila po negociohet me Brukselin.

Leftion Peristeri

EMISIONET