Tusk: Një vend special në ferr për mbështetësit e “Brexit”-it

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë mbështetësit e Brexit pa plan.

Tusk bëri deklaratat pas bisedimeve me kryeministrin irlandez Leo Varadkar në Bruksel.

Deputetët që mbështetën Brexit reaguan me zemërim ndaj komenteve, duke e akuzuar Tusk për "arrogancë".

"Po pyes veten, se si duket ky vend i veçantë në ferr, për ata që promovuan Brexit, pa asnjë plan për ta zbatuar në mënyrë efikase,"-shkruajti ai në Twitter.


Por të shpejta kanë qenë reagimet e britanikëve.

"Pas Brexit ne do të jemi të lirë nga zgjedhja e njerëzve arrogantë si ju, për të drejtuar vendin tonë. Tingëllon më shumë sesa 'parajsa' për mua,"-tha ish kreun e UKIP, Nigel Farage.

Tusk komentoi pas kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May udhëtoi drejt Irlandës së Veriut në një mision për të kërkuar një rrugë për zgjidhjen e çështjes së kufirit irlandez dhe për të shpëtuar marrëveshjen e tërheqjes nga BE.

Ndërkohë, Tusk theksoi përsëri se marrëveshja e tërheqjes me Bashkimin Evropian nuk është e hapur për rinegociim.

"Sot detyra jonë më e rëndësishme është të parandalojmë një skenar pa marrëveshje,"-u tha ai gazetarëve në Bruksel të mërkurën. "Shpresoj që nesër do të dëgjojmë nga kryeministrja May një sugjerim real se si do ti japë fund bllokimit."

EMISIONET