Ministria e Jashtme turke përmes një deklarate mirëpret sulmin ajror kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad-s duke e quajtur përgjigjja e duhur"

Sulmi i nisur nga Britania, SHBA dhe Franca "ka lehtësuar ndërgjegjen e njerëzimit përballë sulmit në Douma" shkruhet në deklaratë.

Sulmi i dyshuar i armëve kimike kundër civilëve në Douma javën e kaluar përbënte "krime kundër njerëzimit", që nuk duhej të mbetej pa u ndëshkuar, shtoi Ankara

Qeveria siriane ka thënë se incidenti është fabrikuar, ndërsa aleati i tij Rusia ka thënë se është bërë me ndihmën e Britanisë së Madhe, shkruan BBC.

Turqia ka mbështetur rebelët që luftojnë qeverinë siriane, por gjithashtu ka nisur një ofensivë kundër forcave kurde në veri të Sirisë  si dhe ka arritur një marrëveshje me Rusinë, një aleat i qeverisë siriane, për të përdorur fuqinë e saj ajrore në Siri veriore.

/Ora News.tv/