Pastori amerikan Endrju Branson u lirua të premten nga një gjykatë turke dhe u lejua të largohet nga vendi.

Në seancën e zhvilluar këtë të premte në Izmir 50-vjeçari u dënua me tri vite burg, por pas llogaritjes së qëndrimi për dy vite në paraburgim, atij iu dha liria.

Gjatë procesit, gazetat turke njoftuan se tre dëshmitarë i tërhoqën deklaratat në dëm të pastorit për lidhjet e tij me militantët kurdë dhe përkrahësit e klerikut turk Fetullah Gulen.

Pastori Branson ka jetuar për më shumë se dy dekada në Turqi dhe u ka shërbyer besimtarëve katolikë në Kishën e Ringjalljes në Izmir bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Ai u arrestua dy vite më parë gjatë hetimit të grushtit të shtetit në korrikun e vitit 2016.

Përpara vendimit, Turqia zyrtare u distancua nga çështja, duke thënë se do t'i përmbaheshin gjykimit demokratik dhe kushtetues të organeve gjyqësore të vendit.

Ndërsa mediat amerikane raportuan më herët se ai do të lirohej.

Në muajin gusht, SHBA-të e akuzuan Ankaranë për arrestimin pa fakte të pastorit amerikan dhe për pengmarrje diplomatike.

Avokati i pastorit Branson tha të premten se klienti i tij do të largohet nga Turqia dhe do të jetojë në Shtetet e Bashkuara.

/Ora News.tv/