Turqia dëbon tre gazetarë gjermanë

Turqia dëbon tre gazetarë gjermanë

Turqia ka  vendosur që të dëbojë 3 gazetarë gjermane.

Kundër këtij vendimi ka dalë ministri i  Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas , i cili tha se ky vendim është i papranueshëm dhe se do të bëjë fushatë kundër tij.

Gazetarëve iu dhanë dhjetë ditë për t’u larguar nga vendi. Mendohet se kjo është hera e parë që Turqia ka refuzuar zyrtarisht akreditimin e gazetarëve të huaj.

Ky veprim ka rigjallëruar shqetësimet rreth një ndalimi të lirisë së shtypit në Turqi.

Dhjetëra gazetarë turq janë burgosur për lidhje të dyshuara me një grup që qeveria fajëson për një përpjekje të dështuar për puç në korrik të 2016-ës.

EMISIONET