Turqi, zbulim i rëndësishëm për krishterimin në një liqen

Turqi, zbulim i rëndësishëm për krishterimin në

Një zbulim i rastësishëm i rastësishëm nga një ekip arkeologësh në Turqi mund të ketë çuar në zbulimin e një prej vendeve më të rëndësishme në historinë e krishterimit pas viteve të tëra kërkimesh të pasuksesshme. 

Tani, po planifikojnë një muze nënujor.

Kur Konstandini I, perandori i parë romak që u kthye në krishterim, kryesoi Këshillin Ekumenik të Nikejve në vitin 325 pas Krishtit, peshkopët nga mbarë bota zbritën në liqenin Ascanius për të sheshuar ndarjet në kishën e hershme të krishterë.

Liqeni që sot quhet Iznik në Turqi, prej vitesh ka qenë fokusi i arkeologëve që përpiqen të gjejnë thesare të lashtësisë.

Tani rezulton se pretendimet ishin të drejta dhe zbulimi u bë pas fotografimeve ajrore të financuara nga pushteti lokal i krahinës së Bursas. 

Fotografitë zbuluan strukturën e një kishte të zhytur nënujore.

Arkeologu turk Mustafa Shahin, kreu i arkeologjisë në Universitetin Uludağ të Bursas, ka zhvilluar kërkime në terren që nga viti 2006, por kurrë nuk e ka zbuluar kishën.

Ironik është fakti sipas arkeologut, se ekipi i fotografëve të bashkisë së Bursës kishte kapur  fotografi ajrore të liqenit që nga viti 2013, "por nuk kishte menduar të kontaktonte ndonjë ekspert".

Şahin beson se vendndodhja e rrënojave të kishës mund të shënojë vendin ku Këshilli i Parë i Nikesë u mbajt rreth 1700 vjet më parë. Ai gjithashtu beson se ajo shënon vendin ku Shën Neofiti u martirizua në vitin 303 pas Krishtit - dhe se kisha mund të jetë ndërtuar për nder të tij.

EMISIONET