Një gjykatë turke ka dënuar gjashtë të pandehur, duke përfshirë tre gazetarë të shquar, me burgim të përjetshëm lidhur me akuzat për përfshirje në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të vitit 2016.

Dënimet pasuan një gjyq disamujor, gjatë së cilit prokuroria pretendoi se gazetarët dërgonin "mesazhe të fshehura" nëpërmjet paraqitjeve televizive dhe artikujve në gazeta që nxisnin përmbysjen e qeverisë dhe se ata mbajtën kontakt me anëtarët e rrjetit të Fethullah Gülen.

"Guardian" shkruan se dënimi i parë i këtyre figurave të mediave në lidhje me grushtin e dështuar, përbën një humbje të madhe të lirisë së shtypit në një vend anëtarë të NATO-s.

Të paktën 73 gazetarë janë në burgjet e Turqisë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, i cili e rendit Turqinë si burgun më të keq të gazetarëve në botë, përpara Kinës dhe Egjiptit.

Gazetarët e shquar për të cilën u dhanë dënime të përjetshme, janë vëllezërit Ahmet Altan dhe Mehmet Altan, të cilët janë arrestuar që nga viti 2016, dhe Nazlı Ilıcak.

Dënimi kundërshton një urdhër nga gjykata e lartë e Turqisë për të liruar Mehmet Altan, pasi gjeti muajin e kaluar se burgosja e tij kishte shkelur të drejtat kushtetuese.

Vendimi është dënuar gjerësisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

"Vendimi i gjykatës që dënon gazetarët, pa paraqitur dëshmi të konsiderueshme të përfshirjes së tyre në përpjekjen e grushtit të shtetit ose duke siguruar një gjykim të drejtë, kërcënon në mënyrë kritike gazetarin, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Turqi", tha  David Kaye, raportues special i Kombeve të Bashkuara për lirinë e mendimit dhe shprehjes.

/Ora News.tv/