Turqi, punëtori vret dy kolegë dhe plagos pesë të tjerë

Turqi, punëtori vret dy kolegë dhe plagos pesë të tjerë

Një punonjës në zyrën e një kleriku mysliman në Turqi ka hapur zjarr në drejtim të kolegëve të tij, më pas ka tentuar të vrasë dhe veten.

Në këtë incident, janë vrarë dy persona, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe autorin, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.

Agjencia citoi zyrtarët, të cilët thanë se sulmuesi kishte probleme psikike. 

Raportohet se gjendja shëndetësore e disa prej të plagosurve është e rëndë.

EMISIONET