Bes Kallaku njihet për humorin dhe energjinë pozitive që transmeton në cdo postim e dalje në televizion. Por duket se ai nuk e ka pritur aspak mirë një lajm që ka qarkulluar rreth gjendjes shëndetësore së tij dhe Xhensilës.

Lajmin ku thuhej se ata ishin aksidentuar dhe ishin në gjendje kritike për jetën, Besi e cilësoi abuziv për disa klikime.

"Gjithçka e ka një limit, deri këtu jo, nuk mund të kuptohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë. 

Lavdi Zotit jemi mirë vetë, por po na le zemra Ijen, mamanë, prindërit e familjarët duke lexuar këto idiotsira që përhapen pa filtra", shkruajti aktori në Instagram.

/Ora News.tv/