Turizmi, Sakja: Kavaja dhe jo vetëm është para një basti të madh

Turizmi, Sakja: Kavaja dhe jo vetëm është para një basti

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se këtë vit pret një numër më të lartë turistësh, duke theksuar se ka prenotime edhe nga suedezët.

Sakja: Kavaja dhe jo vetëm Kavaja është para një basti të madh. Presim një numër të madh turistësh. Kemi këtë vit edhe nga Suedia. Në Kavajë vetëm këtë vit kemi pasur investime shumë serioze që konkurrojnë me hotelet më të mira në Evropë. Kjo duhet të përgjigjet edhe me investime nga pushteti lokal dhe qendror. Ka investime, por janë të ulëta. Ne jemi përpjekur që 70 për qind të buxhetit të Kavajës ta orientojmë drejt turizmit, por aktualisht është shumë pak.


EMISIONET