Turizëm për një ditë, Elbasani destinacion tranzit i vizitorëve të huaj

Turizëm për një ditë, Elbasani destinacion tranzit i

Historia dhe trashgimia kulturore janë asetet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit.

Kalaja fushore në zemër të qytetit, ngjall më së shumti interesin e grupeve të turistëve të huaj që e kanë Elbasanin një ndalesë tranzit gjatë qëndrimit në Shqipëri. Bazilika e Bezistanit po ashtu tërheq vëmendje!

Turiste: "Qëndruam shumë pak por Elbasani më pëlqeu. Lagjja Kala më la mbresa pasi pranë e pranë ishin xhamia e kisha, tregues i harmonisë fetare për të cilën Shqipëria është e njohur."

Drejtori i Zhvillimit të Turizmit në Bashkinë Elbasan, Erion Ibershimi flet për një rritje të numrit të vizitorëve, por gjithmonë mbetet në kuadrin e turizmit ditor.

Erion Ibershimi: "Ne do kemi një bashkëpunim më të madh me agjensi turistike që këta turistë që vijnë të mos jenë thjesht ditorë ose gjysmë ditorë, por të harxhojnë një kohë më të madhe në Elbasan për të shijuar më shumë vlerat që ofron Elbasani."

Në këtë situatë ku potencialet jaën të mëdha por turistët mbeten ende kalimtarë, ekspertët e trashgimië kulturore flasin për nevojën e një strategjie gjithëpërfshirëse.

Kreshnik Belegu: "Padyshim që numri i tyre është rritur vitet e fundit, është disa herë më i madh  se para 4-5 vitesh. Elbasani ka kalanë, Bazilikën, Muzeun."

Krahas turizmit historik e kulturore Elbasani si qark ka potenciale të mëdha në turizmin e natyrës që gjithëashtu mbetet i zhfrytëzuar pak.

EMISIONET