Turisti francez e përdhunoi në plazh, 22-vjeçarja e denoncon

Turisti francez e përdhunoi në plazh, 22-vjeçarja e denoncon

Turisti francez është arrestuar në Magaluf, Spanjë pasi një britanike e denoncoi për përdhunim.

22-vjecarja deklaroi se sulmuesi e kërcënoi se do e mbyste në det nëse refuzonte. Nga mediat lokale thuhet se turisti filmoi sulmin dhe e postoi në rrjetin social Snapchat.

Por më vonë, ai i tha oficerëve se nuk është publikuar asnjë video dhe marrëdhënia seksuale u bë me konsensus.

Ata qëndronin në të njëjtin hotel në rezortin Majorca dhe u njohën në një festë. Gazeta “Ultima Hora” thotë se cifti ra dakord për të kryer marrëdhënie pasi kaluan natën në plazh bashkë.

Por burime pranë hetimeve thanë këtë mëngjes se vajza ka pranuar që kishte shkuar për të blerë ushqim në Magaluf dhe më pas shkuan së bashku në plazh, por nuk pranoi kurrë të bënte seks me të.

EMISIONET