Tsipras viziton Turqinë, e fton Erdogan

Tsipras viziton Turqinë, e fton Erdogan

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka njoftuar se në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë dy ditore në Turqi.

Zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Canakapoulos, në një konferencë për media iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ku tha se "kryeministri grek me ftesë të presidentit të Turqisë në datat 5-6 shkurt do të zhvillojë vizitë në Turqi", transmeton Anadolu Agency.

Duke bërë të ditur se në ditën e parë të vizitës Tsipras do të pritet në një takim nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, zëdhënësi Canakopoulos, tha se pas takimit do të mbahet konferencë e përbashkët për media dhe do të shtrohet darkë.

Ndër të tjera Canakopoulos ka ndarë edhe informacionin se në ditën e dytë të vizitës, Tsipras do të qëndrojë në Stamboll ku do të vizitojë Patriarkun Ekumenik Bartholomeos.

EMISIONET