Tsipras dhe Zaev, zyrtarisht të propozuar për çmimin "Nobel për Paqe"

Tsipras dhe Zaev, zyrtarisht të propozuar për çmimin

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë propozuar zyrtarisht për çmimin Nobel për Paqen. Kjo është njoftuar nga agjencitë shtetërore të lajmeve në Athinë dhe Shkup, raporton gazeta greke Ekathimerini.

Tsipras dhe Zaev u propozuan nga grupet e Parlamentit Europian, për përpjekjet e tyre për të zgjidhur mosmarrëveshjen e emrit, një problem i mbartur prej dekadave.

Pas miratimit të marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut dhe një protokolli për pranimin e saj në NATO, Athina i dërgoi të martën qeverisë së Shkupit një notë verbale, duke e informuar se procedura e ratifikimit është tashmë e plotë.

Të dy vendet tani duhet t'i dërgojnë një letër të përbashkët, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Më pas, Maqedonia e Veriut duhet të informojë të gjitha organizatat ndërkombëtare për ndryshimin e emrit të saj.

EMISIONET