Trump tërheq kandidaturën e Kavalec për ambasadore në Shqipëri
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka tërhequr kandidaturën e ambasadores për Shqipërinë Ann Kavalec, pasi ajo kishte komunikim me ish-spiunin britanik që hartoi dosjen false për Trump në fushatën e 2016.
Këtë fakt e kanë zbuluar mediat amerikane. Kavalec priste që të konfirmohej si ambasadore në Shqipëri, që prej verës së kaluar, por duket se hapja e çështjeve nga e kaluara e ka penalizuar.
Kavalec ishte punonjëse e DASH dhe ka punuar si ndihmëse e Nënsekretares amerikane e Shtetit, Victoria Nuland. Ajo ishte përkrahëse e ish-presidentit Obama dhe kandidates demokrate, Hillary Clinton.