Presidenti i Shteteve të Bashkuara po planifikon një paradë ushtarake madhështore në Uashington. Mediat amerikane raportojnë se Kreu i Shtëpisë së Bardhë është impresionuar nga parada ushtarake franceze në  “Ditën e Bastilljes” vitin e kaluar dhe për këtë i ka kërkuar Pentagonit të nisë panifikimin dhe detajet për shfaqjen më të madhe të potencialit të ushtrisë amerikane. Vendimi i Trump është kritikuar ashpër nga demokratët, të cilët e krahasojnë atë me reminishencat e vendeve diktatoriale.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar Pentagonin të nisë planfikimin e një parade madhështore ushtarake në Uashington, gjatë vitit 2018, për të ekspozuar fuqinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Ai e bëri kërkesën gjatë një takimi me zyrtarët e lartë ushtarakë në fund të janarit, pasi thuhet se u impresionua nga parada franceze e Ditës së Bastille në korrik të vitit e kaluar.

"Ishte një nga paradat më madhështore që unë kam kam parë dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë edhe më mahnitëse, është mësuar të ketë thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë. Nga ana tjetër Demokratët e krahasuan planin e Trump, me shfaqjet e fuqisë ushtarake që organizohen zakonisht nga vendet autokratike. Politikanët e opozitës kanë kritikuar shpenzimet marramendëse për paradën dhe thanë se ide të tilla mbartin simbole shqetësuese të një regjimi dikatorial.  "Çfarë humbje absurde e buxhetit. Trump vepron më shumë si diktator sesa si president, ka ashkruar në tëitter përfaqësuesi i demokratëve Jim McGovern.

Plani u konfirmua edhe nga sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders e cila tha për mediat se, Presidenti Trump është një mbështetës i madh i anëtarëve të shërbimit të Amerikës që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të mbajtur të sigurt vendin. Shfaqjet ushtarake në Uashington zakonisht përdoren vetëm për të shënuar fitoren në fund të një lufte. Parada ushtarake në shkallë të gjerë shihet nga shumë njerëz si një relike e një epoke të hershme dhe Luftës së Ftohtë. Ato janë shfaqje të zakonshme në shumë vende komuniste dhe ish-sovjetike e më gjerë. Koreja e Veriut është më e njohura për shfaqjet e saj spektakolare ushtarake. Mediat amerikane raportojnë se ende nuk është shpallur ndonjë datë për mbajtjen e kësaj parade.

/Ora News.tv/